Gjykata vendos për Stresin

By

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me nofkën artistike si Stresi, siç edhe pritej është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Vendimi u bë i ditur nga gjykata para pak minutash.

Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine. Ai pretendohet është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Sipas burimeve, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh.

Në momentin kur reperi u kap në hotel, ai ishte i zhveshur nën shoqërinë e një vajze 20 vjeçare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm