Gjoni reagon pas sulmeve të serbëve për simbolin e shqiponjës në Eurovision

By

Jo rrallëherë, prezantimi i shqiptarëve në spektakle botërore ka zgjuar reagim në media serbe. Këtë edicion, në Eurovision ishin dy shqiptarë, Anxhela Peristeri për Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj në Zvicrën.

Në kohën e votimeve, kur radhën e kishte Shqipëria të votonte, i dhuroi pikët maksimale Zvicrës të cilën e përfaqësonte Gjoni. Atë moment, në shenjë mirënjohjeje dhe identiteti ai bëri simbolin e shqiponjës.

Këtë, mediat serbe e quajtën skandaloze dhe propaganduese. Më pas erdhi edhe reagimi i Gjonit, i cili tha se ky është simbol i popullit të tij dhe e përdori si falënderim.

“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”, është shprehur Gjoni. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm