Gjithçka gati: Fotot e para nga tapeti i kuq i ‘Top Awards’

By

Në më pak se 60 minuta, nis aventura e një koncepti të ri në trojet shqiptare, ndarjes së ceremonisë së çmimeve Top Awards për hitet dhe këngëtarët e vitit.

Nga fotot e para, duket se të paktën për pjesën e tapetit të kuq, gjithçka është gati deri në detaje për pritjen e mysafirëve të shumtë që do jenë pjesë e Top Awards.

Ndryshe, kjo ceremoni që pason 12 vite të Top Fest i cili viteve të fundit po shkonte drejt dështimit, ka ngjallur shumë debat në botën e showbizit shkaku i hatërmbetjeve dhe bojkotimeve.

Artistë nga më të suksesshmit, nuk po marrin pjesë në ceremoni. Mes tyre, ‘klika’ e Babastars me Getin e Majkin në krye, Enca, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Genta Ismajli, Etnon, 2Ton e të tjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm