Gjiko kërkon falje për kapjen e peshkaqenit në Maldive: Këto janë fjalët e tij (VIDEO)

By

Me një veprim të pahijshëm gjatë pushimeve në Ishujt Maldive me të dashurën e tij Elita Rudin, Gjiko u shndërrua në një person të urryer për vendasit atje.

Reperi i famshëm kosovar nxori nga uji një peshkaqen, dhe realizoi video e fotografi me të, por ky u cilësua si një gjest i tmerrshëm nga pronarët e hotelit ku po qëndronte dhe nga aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Por Gjiko ka bërë atë që do pritej nga ai. Reperi e ka dërguar një video tek pronari i hotelit në Maldive Shaff Naeem, ku shpreh keqardhjen e tij për atë që ka bërë dhe thotë se do të bashkëpunojë në ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e specieve si peshkaqenët.

Mbi të gjitha, ai thotë se nuk e dinte që ata janë të mbrojtur me ligj.

“Dua të kërkoj falje nga zemra për veprimet e mia. Por është e rëndësishme që ta dini se e kam lëshuar peshkaqenin menjëherë. Isha në një ishull privat dhe nuk e kam ditur për rëndësinë e peshkaqenëve dhe se janë të mbrojtur me ligj”.

“Të gjithë menduan se jam një person i keq dhe se jam i pasjellshëm e s’kam ndjeshmëri ndaj kafshëve, por kjo s’është e vërtetë. Shpresoj se do jem në Maldive shumë shpejt dhe do të punoj në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e peshkaqenëve në ekosistem”, thotë Gjiko në një video, të postuar nga Shaf Naeem.

Ndërsa vet Naeem, shprehet se Gjiko e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar falje për atë që ka bërë, dhe thotë se reperi shpejt do të shkojë në Maldive, e ai personalisht do kujdeset që ta njoftojë atë me botën nënujore të ishujve. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm