Gjesti i Emina Çunmulajt tërbon fansat! (FOTO)

By

Një foto me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton mund të jetë ‘mjaltë’ për shqiptarët që komplimentuan në një rast të tillë Albërie Hadërgjonajn.

Por, në imazh përkrah kandidatit republikan Donald Trump duket se nuk i falet askujt në rrjete sociale.

Në një situatë të tillë ka kaluar sot modelja shqiptare Emina Çunmulaj që ka postuar një imazh përkrah Trump nën përshkrimin: ‘Ok! Hello Donald’ duke dashur me gjasë që të tregoj një kompromis.

Ato që kanë pasuar kanë qenë komentet e shumta ku mes tjerash njerëz në shqip e anglisht kanë deklaruar se kanë humbur respektin për modelen.

Trump megjithëse i votuar mjaft shumë në rrjete sociale, është shndërruar në një person të urryer në mbarë botën falë gjuhës raciste e fanatike. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm