Gjatë shtatzënisë dhe tani pas lindjes ky është ushqimi i vetëm që Selvije Jao po ha

By

Së fundmi, bashkëshortja e Shpat Kasapi, Selvija ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Ndonëse është bërë nënë për herë të parë para disa muajsh ajo përpiqet që të qëndrojë aktive edhe në rrjete sociale.

Ajo ka mbi 30 mijë ndjekës dhe padyshim që pranoi pyetje pa fund dhe nga më të ndryshmet.

Një nga ata e pyeti se çfarë ushqimi i pëlqen familjes së saj më së shumti.

“Çka gatuan diçka që ju pëlqen më së shumti”, ishte pyetja në të cilën ajo u përgjigj duke thënë, “Kam harruar kur kam gatuar për herë të fundit. Prej muajit të parë të shtatzënisë dhe deri tani ende buk e djathë jam duke ngrënë”.

Ndërkaq, një ndjekës tjetër që kishte parë përgjigjet e saj e vë në dukje edhe një herë këtë fakt duke e pyetur, “Pse ende ha bukë e djathë? Nuk të ka kaluar pas lindjes? Kam të njëjtin problem me ushqimin në shtatzëni.”

Ajo i përgjigjet duke i shkruar, “Jo, sidomos pas lindje dy tre javë nuk më është ngrënë bukë fare. Rrija gjithë ditën vetëm me pak supe e pak biskota me qumësht”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm