Gjatë karantinës, Emina rizbulon dashurinë e saj për këtë hobi

By

Emina Çunmulaj dhe familja e saj po të qëndrojnë të sigurt në shtëpinë e tyre në Los Angelos, SHBA.

Ajo tregoi shumë nga karantinimi dhe jetën e saj, e ftuar në Prive për rubrikën “Kutia e pytjeve”.

Së fundmi modelja ka rizbuluar dashurinë e saj për kopshtarinë, dhe postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram kanë të bëjnë me këtë.

“Ajo po përgatitet të fillojë një kopsht të vogël të cilit ajo planifikon t’i kushtojë një pjesë të mirë të kohës së saj.

Përgatitja për të filluar shtëpinë time të vogël të kopshtit. Gjatë këtyre 6 javëve të fundit, unë kam qenë lumtur, e mërzitur, zemëruar, e mbingarkuar, dhe shumë ndjenja dhe emocione të tjera.

Por, përmes të gjitha këtyre emocioneve, unë ndjehem me fat dhe e bekuar që ndoshta janë herë si këto, që ne na nxisin të gërmojmë thellë në vete dhe të gjejmë ato gjëra që dikur i donim. Kopshtaria është diçka me të cilën jam rritur dhe është diçka që e kam dashur dhe për vite me radhë kisha harruar për të, tani është koha ime për ta rikthyer atë në jetën time. Mund të bëni të njëjtën gjë, qoftë kjo një profesion, një marrëdhënie, një hobi ose thjesht diçka e re. Shkoni dhe bëni atë, është koha juaj TANI.” – shkruan Emina nën një postim në llogarinë e saj në Instagram. / Prive.al

Artikuj të ngjashëm