Gjashtë vite pa Adelën

By

Sot gjashtë vite humbi jetën gazetarja 31 vjeçare Adelajda Xhamani, që ka qenë finaliste e show-it “Big Brother Albania”, në vitin 2009.

Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të vitit 2017.

Ajo kishte qenë e vetme në apartmentin e saj në Tiranë.

Në orët e para të mengjesit ajo kishte telefonuar shoqen e saj duke i thënë të lajmëronte ambulancën sepse ajo nuk po ndihej aspak mirë.

Pas telefonatës, shoqja e Adelajdës kishte lajmëruar menjëherë familjarët dhe disa miq të përbashkët.

Në momentin kur ka arritur ambulanca ata menjëherë janë gjitur në katin e katërt të ndërtesës.

Kur janë ngjitur aty ata kanë parë derën e apartamentit gjysmë të hapur, kjo kishte ndodhur se Adelajda ishte frikësuar aq shumë nga gjendja e saj aspak e mirë dhe i kishte thënë edhe shoqes së saj se derën do ta linte të hapur.

Kur ata kanë hyrë brenda, kanë gjetur Adelajdën të shtrirë në tokë.

Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë duke u nisur drejt Qendres Spitalore në Tiranë.

Shkaku i vdekjes së gazetarës sipas mjekëve ishte infarkti kongjestiv në zemër, kjo kishte ardhur për shkak një sëmundje të rallë e quajtur kardiomiopati.

Kjo sëmundje sipas mjekëve është një sëmundje shumë e rallë dhe është sëmundje që dëmton strukturën apo funksionin e barkusheve kështu duke dëmtuar zemrën.

Pas vdekjes së gazetarës, policia kishte dyshuar se kjo kishte ndodhur si pasojë e sëmundjes së epilepsisë, por mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares Adelajda Xhamani, para se të nxirrnin raportin përfundimtar, përjashtuan disa faktorë si shkak të vdekjes së saj. Ata thanë se nuk kishin hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia, siç u argumentua nga Policia një ditë pas vdekjes, nga dëshmia e një mikeshe të saj.

Adela pati thyer tabu me historinë e dashurisë në Big Brother, duke e jetuar aventurën pavarësisht paragjykimeve e mospajtimit të familjes.

Artikuj të ngjashëm