Mozzik ka arsye të ndihet sot më krenar se kurrë për veten.
Kjo periudhë personifikon një datë tejet të rëndësishme personale.
Këtë periudhë, gjashtë vite më parë, reperi i njohur vendosi t’i japë një tjetër kahje jetës së tij.
Ai e mbylli kapitullin e abuzimit me droga dhe që nga ajo ditë, mbetet ‘clean’.
View this post on Instagram
Mbi këtë zhvillim, ai ka ndarë emocionet e tij përmes një postimi në Instagram.
‘Kam qenë larg drogave për afër gjashtë vite tash, në mos gaboj! Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten. Sigurisht, ishte rrugë e zorshme për mua. Isha shumë i ri. Ambienti, profesioni dhe gjithçka e ndërlidhur. Por ia dola. Ia dola. Falemnderit Zotit’, është shprehur ai.
Reperi edhe më herët si rrallë artistë, është treguar i hapur për të ndarë sfidat e tij në abuzimin me drogat apo problemet me ankthin. /Prive.al