GIMS për Dhurata Dorën: “Jam fans i saj“

By

Artisti i njohur francez, Maitre Gims, këto ditë do të publikojë versionin e ri të albumit “Les Vestihes du Fleau”.

Në këtë album, përveç shumë emrave të njohur me të cilët ka bashkëpunuar, bën pjesë edhe Dhurata Dora.

Në një intervistë së fundmi, këngëtari tha se është fans i Dhurata Dorës dhe e vlerësoi për talentin.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent”, tha ai.

Gjatë intervistës për NRJ Radio, Gims thotë se kënga “Only You” është ndër të preferuarat e tij.

Bashkëpunimi i Gims me Dhuratën ka arritur mbi 7 milionë klikime në YouTube për vetëm pak ditë, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm