Gentius nuk është emër i ri në mediat tona. Vite më parë mori vëmendjen me imazhin si një nga tifozët e më të vegjël të Plisave.
Mirëpo, tashmë me kalimin e viteve, Gentius është përqendruar në një tjetër fushë që ka qenë pasion i tij si i vogël.
Fjala është për muzikën, e suksesi nuk po i mungon as këtu.
E ajo që është interesante ka të bëjë me anën vizuale. Pa klip ai ka arritur të merr vëmendje e të klikohet goxha shumë YouTube e po ashtu edhe në platformat tjera muzikore./Prive.al