Genta po hapë biznes të sajin në Zvicër

By

Skenës i ka munguar goxha këto kohë mirëpo çfarë ka më të rëndësishme se familja?

Genta Ismajli po e shijon periudhën e mëmësisë në mënyrën më të mirë të mundshme me dy bekimet e saj, vajzën dhe djalin.

Përgjatë kësaj periudhe, këngëtarja e njohur, përjashto disa vizita në Amerikë tek familja, po qëndron me kohë të plotë në Zvicër, krah bashkëshortit, Ustës.

E atje, Genta është gati për një biznes të sajin!

Këngëtarja e mirënjohur do e hapë një market në Triengen, kantonin e Lucernit.

Dyqani me gjëra ushqimore do të jetë pa diskutim zgjedhja e parë e ballkanasve në përgjithësi dhe turqve meqë produktet do jenë në shumicë nga ato që të kujtojnë shtëpinë, të ëmblën shtëpi.

Marketi mban emrin e Gentës dhe do të hapet në fundjavë, ditën e shtunë.

Shumë suksese këngëtares në këtë sipërmarrje të re! /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Genta Market (@gentaamarkt)

Artikuj të ngjashëm