Gent Fatali në studio për këngën e re!

By

Reperi Gent Fatali vitin që e lam pas solli tre këngë që u pëlqyen nga publiku i tij. E fundit ishte ‘I ka krejt’ që erdhi solo e ndërkaq publikoi edhe dy bashkëpunime ‘Çka don ajo’ me Capital T dhe ‘Single’ me Yll Limanin.

Ndërkaq tani i është përkushtuar sërish aktivitetit muzikor. Përmes një postimi në llogarinë e tij në SnapChat Gent Fatali ka treguar që është duke punuar për projektin e ri.

Detajet për këngën nuk janë bërë publike por pritet që projekti të vizualizohet me klip dhe të publikohet shumë shpejt.

Artikuj të ngjashëm