Genc Prelvukaj ka disa fjalë për donacionin e familjes Kastrati

By

Biznesmeni i njohur, Shefqet Kastrati si dhe familja e tij është solidarizuar sot me familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, duke dhuruar 1.5 milionë euro.

Ai u shpreh se kjo nuk është dita të kursejë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka.

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhrin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka! Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!” thotë Kastrati në deklaratën e tij.

Mirëpo këngëtari Genc Prelvukaj ka disa fjalë për të thënë. Në llogarinë e tij në Facebook ai shkroi se ky është “donacion i bërë nga populli dhe jo nga kjo ndërmarrje biznesore.”

Lexoni deklaratën e tij të plotë:

“Te kuptohemi drejte :

Merreni si te doni, por donacioni i dhene ne vlere prej 1.5 Milioneve nga Kastrati Group, eshte donacion i bere nga populli dhe jo nga kjo ndermarrje biznesore.

Ja pse :

  1. Jane njerezit ne Shqiperi qe e paguajne naften me te shtrenjte ne Ballkan ne mos me gjere.
  2. Jane shqiptaret qe e paguajne taksen rrugore me te shtrenjten ne bote per numrin e kilometrave te shfrytezuara (ne autostraden e kombit)

Si konkludim, eshte lekura jone qe ka paguar kete cmim, por te tjeret duan te na i marrin kreditet.

P.S. Te pakten mire qe na kthyen nje pjese te lekeve. Per kete gje faleminderit.”

Kujtojmë që për të prekurit nga tërmeti, Prelvukaj kishte hapur edhe dyert e shtëpisë së tij në Mal të Zi për të strehuar ata që shtëpitë e tyre u shembën në fatkeqësinë natyrore të së martës së kaluar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm