Noizy mund të shkojë në gjyq për këtë arsye!

By

GBMC nuk është një emër i panjohur për ju. Ai ka realizuar disa këngë, bashkëpunime si dhe pjesëmarrje në disa festivale, gjithashtu producenti njihet edhe për bashkëpunimin në albumin e parë të Noizyt.

Në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. Ka bërë të mundur edhe realizimin e duetit të Noizyt me Rozana Radin ndërkohë që në fillim ishte nisur për të.

I pyetur për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist ndërsa ai na harroi nuk na përmendi në asgjë , madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës, shkruan In Tv.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar, “I kam lënë çelsat e studios që bën 200 mijë euro”, është shprehur ai.

Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

Artikuj të ngjashëm