Gati kënga e re e Ghetto Geasyt, këto janë detajet

By

Getoar Selimi qëndroi i heshtur këto kohë duke na dokumentuar vetëm pushimet e tij me fotografi nëpër rrjetet sociale.

Mirëpo, se e ka këngën e re gati, nuk e bëri të ditur.

Para pak minutash në Instagram, reperi zbuloi se një këngë e re me titull ‘MMV’ publikohet më datë 28 të këtij muaji me fillim të orës 19:00.

Ai postoi një fotografi e cila është shkëputur nga videoklipi i cili duket shumë interesant.

Kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Majk – ‘Paris-Milano’ i cili mori miliona klikime brenda pak ditësh dhe u bë hit për pak kohë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm