Gashi: Do të më mungosh Kosovë, shihemi më 2024

By

Pasi qëndroi pak ditë në Kosovë për shkak të festivalit Sunny Hill, Gashi është kthyer në Amerikë – atje ku jeton dhe zhvillon karrierën e tij si reper.

Artisti shqiptar, me famë ndërkombëtare, bëri me dije se gjendet në Los Angeles dhe përmes një postimi tha se do t’i mungojë Kosova.

“Do të më mungosh Kosovë. Shihemi më 2024”, ka shkruar Gashi duke lënë të kuptohet se në vendlindje do të vijë pas pesë vitesh.

Me këtë postim ai tregoi edhe se nuk do të jetë më pjesë e Sunny Hill, pasi performoi për dy vite radhazi.

Sunny Hill përfundoi pas tri netëve elektrizuese me shumë artistë të huaj dhe shqiptarë./Prive.al

View this post on Instagram

In Kosovo with the coolest @dualipa

A post shared by GASHi (@gashi) on

Artikuj të ngjashëm