Ganimete Musliu i del në mbrojtje Nita Latifit, thumbon Zhaklinën: “Rri në Beograd”

By

Në vrullin e shumë reagimeve të ashpra që Zhaklina Lekatari  mori pas udhëtimit të saj në Beograd, i është bashkngjitur edhe deputetja e Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu i doli në mbrojtje Nita Latifit pasi ajo reagoi ashpër kur kritikoi Zhaklinën për deklaratën e saj se “ndihet më e sigurtë në Serbi ku nuk ka shqiptarë”.

Lexoni artikujt e mëposhtëm:

Tha se është më e sigurt në Serbi se ndër shqiptarë, Nita e ashpër ndaj Zhakut

Zhaklin Lekatari reagon pas deklaratës së Nita Latifit, e quan ‘pseudo-këngëtare’

Zhaku kapet edhe me Fjoralbën, shkas deklarata në Serbi

Lajmi vazhdon më poshtë.

Në një reagim Musliu ku ka etiketuar edhe Nita Latifin, deputetja ka pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave të Kosovës duke shtuar se Zhaku urrejtje po mbjell, edhe atë do të korrë

“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo vetëm. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina, sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, shkruan Musliu në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm