Gani Gërmia jep versionin e tij për konfliktin me Ardin dhe Mirdonin

By

Gani Gërmia është sqaruar për pjesën e tij sa i përket një debate që e pati me dyshen Mirdoni dhe Ardi, gjatë kësaj jave.

Ai në ‘Prime’ sonte tha se shprehjet që i ka përdorur në atë debat që e pati ishte në ditën më të keqe që ai e pati brenda Big Brother VIP Kosova 2, pasi ka thënë se ndjehej shumë keq.

“Ti e bëre ‘ispat’ me gojë tënde: ‘Kam me ju kap Ganiut?’ Mirëpo te ajo çështje je gabim mundem të të them shoku Mirdon se me gjithë respektin po të them ia ke huqur me te madhe, nëse më ke ofruar ndihmë shumë faleminderit, por për herën tjetër nuk më duhet ndihma nëse e bë veten për ‘Prime’”.

“Dhimbja dhe emocionet më dolën në sipërfaqe, fatkeqësisht në ditën më të gabuar, unë e vlerësoj mbështetjen tënde, e ke marrë shumë gabim por asgjë nuk ka pasë të bëjë me viktimizim”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm