Kushdo që grimohet, në fund të ditës e praktikon heqjen e tij, e cila shpesh mund të bëhet gabim.
Emma Coleman, infermiere specialiste e dermatologjisë dhe estetikës, ka treguar gabimet e zakonshme që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për lëkurën e tyre dhe heqjen e grimit.
Ajo është shprehur se duhet pasur kujdes me leckat me të cilat zgjedhim që të largojmë grimin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Coleman gjithashtu u shpreh se është mirë që pas heqjes së grimit, ta shpërlani lëkurën me ujë të nxehtë.
Ajo gjithashtu foli edhe për fërkimin e lëkurës dhe efektin e kësaj.
“Fërkimi i fytyrës mund të shkaktojë acarim dhe të prishë ekuilibrin e imët të baktereve në sipërfaqen e lëkurës”, u shpreh ajo.
Coleman tregoi edhe se sa herë është e preferueshme që të lahet fytyra gjatë ditës.
“Larja e fytyrës një ose dy herë në ditë është më se e mjaftueshme për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër. Larja e tepërt mund të irritojë dhe të shqetësojë mikrobiomën e lëkurës”, shpjegoi tutje Emma.