Fustani nga ZARA u popullarizua aq shumë sa tani ka faqen e vet në Instagram

By

Zara një prej brendeve më të dashura për shumë vende të botës për çmimet dhe dizajnet e rrobave të cilat mund t’i përballojë çdokush. E pikërisht një fustan i cili kushton vetëm 39.99 euro është bërë viral biles ka edhe faqen e vet të Instagramin tani e tutje.

Bëhet fjalë për një fustan të thjeshtë veror i gjatë deri të kyçet me material me pika. Pikërisht ky model fustani ka thyer rekordet e shitjes. Për këtë arsye një faqe Instagrami u hap dedikuar këtij fustani, që njerëzit të mund të shihnin se si të tjerët po e veshin dhe kombinonin në mbarë botën.

Me mbi 5,000 ndjekës vetëm tani, faqja në rrjetin social është një mundësi e mirë për ata që kërkojnë inspirim se si të veshin fustanin më të përfolur të këtij viti.

 

Artikuj të ngjashëm