Ahengjet familjare janë ndër ngjarjet më të rëndësishme për ne dhe çdo detaji duhet t’i kushtojmë rëndësi.
E sidomos, prezantimit të festës tek të tjerët me rastin e dërgimit të ftesave.
Dhe tash e tutje, në Prishtinë ka një adresë të re ku mund ta kryeni këtë punë pa u shqetësuar shumë për dizajnin e mënyrën e punimit, sepse gjithçka që ofrohet aty është në perfeksion.
Në Bregun e Diellit në kryeqytet, ka nisur punën “Cosette”, ku punohen ftesat për ahengje të ndryshme familjare.
Po ashtu dyqani është përfaqësues ekskluziv i brendit të njohur të ftesave “LIVA”. /Prive.al