Në veshje kombëtare e shumë të ri, këngëtarin Labinot Tahiri nuk e kemi parë asnjëherë.
Këngëtari që arriti të bëhet edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, e ka kujtuar vitin 1996, kur luante me kitarë pranë motrës së tij, për të cilën tek tani na e zbuloi se e kishte këngëtare.
Tahiri me nostalgji e ka ndarë këtë imazh me ndjekësit e tij në Instagram, ku shprehet edhe mirënjohës për ata që kujdesen t’i dërgojnë fotografi si kjo atij.
“Motra ime Saranda Tahiri dhe unë prapa saj me kitarë i veshur me veshje kombëtare në vitin 1996. Falënderoj ata që më dërgojnë këto p0amje nga arkivat e tyre”, ka shkruar Labi. /Prive.al