Aktori i njohur nga Shqipëria, Florjan Binaj, muaj më parë u gëzua mjaft kur në jetë erdhi fëmiu i tij i dytë për të cilin Prive.al ishte ndër të parat që raportoi.
E me kalimin e disa muajve tashmë, aktori mendon se djali është i gatshëm t’i nënshtrohet disa ‘aventurave’ të reja teksa zgjodhi që së bashku me të të realizonin një set fotografish mjaft të bukura.
Ai dhe Glauku i ‘hynë’ në dorë fotografes e këngëtares Rrezarta Shkurta e cila duket se i ka dhënë shpirt këtij realizimi. /Prive.al/