Flet një i afërm i “Jon Snow”, ja pse iu desh të shkonte në rehabilitim

By

Kostumografi i yllit të serialit Game of Thrones, Michele Clapton, ka folur për aktorin Kit Harington që në këtë serial luan rolin e Jon Snow, rreth vendimit të tij për t’iu nënshtruar rehabilitimit.

Image result for kit harington

“Ata ishin fëmijë kur e nisën. Dhe ai serial u shndërrua në një gjë tejet të madhe, dhe kur e përfundon është sikur e ke hequr një batanije të madhe nga vetja. Ata të gjithë u bënë miq me njëri tjetrin dhe papritmas, e gjitha përfundoi”, ka thënë kostumografi i tij për US Weekly. “Kështu që po e paramendoj se ai e humbi rrugën paksa”.

“Kit Harington është një shpirt shumë sensitiv. Mendoj se ai ditëve të fundit ishte shumë i zemëruar sepse e kuptoi se aq ishte”.

Po ashtu, së fundmi është raportuar se Harington kishte shumë probleme me alkoolin, ndërsa tani i është nënshtruar rehabilitimit. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm