“Flaka Krelani, më imagjino mbi trupin tënd”: Kjo është pjesa e tekstit e reperit Young Noble që na ngacmon!

By

Të shtunën, Flaka Krelani publikoi bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar me reperin e grupit të 2Pac, ‘Outlawz’.

Kënga mban titullin “Playa” me klip të xhiruar të gjithin në Kosovë, e detajet rreth këtij projekti na i zbuloi vetë Flaka ekskluzivisht në Prive, në episodin e së shtunës.

Por, ajo çfarë na ngacmoi ndër të tjera ishte një copëz teksti që interpreton Young Noble ku shprehet: “Flaka Krelani, më imagjino mbi trupin tënd”.

Mbi këtë pjesë, Flaka është deklaruar në intervistë: “Meqenëse është love story, ka pasur edhe ai të drejtën ta shpreh imagjinatën e tij, pasiqë nuk më ka parë live e lashë”.

Detajet tjera mbi këtë projekt mund ti shihni në materialin e mëposhtëm./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=8ZN3m57x1Og

Artikuj të ngjashëm