Fituesi i ‘Big Brother Albania’ qenka bërë baba që tre vite e gjysmë

By

I ftuar në emisionin e pasdites të Top Channel, fituesi i ‘Big Brother Albania 6’, Anaid Kaloti ka zbuluar një detaj befasues që nuk dihej më parë në një histori që i ngjan filmave.

Image result for anaid kaloti

Ai është bërë baba i një vajze tashmë 3 vjeçe e gjysmë nga një lidhje e shkurtër teksa për këtë detaj nuk dinte gjë për një vit të plotë.

33-vjeçari ka zbuluar në intervistë me Bieta Sulon se nëna e vajzës i ka treguar për atësinë e vajzes tek në ditëlindjen e parë të vogëlushes.

Anaidi i njohur për natyrën e tij të një djali çapkën, siç rrëfeu vetë duket të ketë ndryshuar shumë me ardhjen në jetë të vajzës e cila me të ëmën e saj jeton në Itali. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm