Filmi “Zana” vazhdon të korrë suksese

By

Filmi “Zana” me regjinë e Antoneta Kastratit dhe një përformancë të jashtëzakonshme të Adriana Matoshit, po vazhdon të ketë shumë suksese në sferën ndërkombëtare, me vlerësime të panumërta.

Vetëm së fundmi, me anë të një postimi në Facebook, Kastrati njoftoi se filmi ishte nderuar me një çmim.

“Lajme të mira nga Gjermani”, shkruan ajo. “Filmi Zana ka fituar çmimin e audiencës në goEast Film Festival exground filmfest”.

Më pas shton se ajo ndihet shumë e ndëruar për çmimin me të cilin u vlerësua filmi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm