Filmi kosovar me një premierë të jashtëzakonshme në Sundance Festival

By

Arti ka qenë mënyra më e mirë t’i tregojmë botën se një shtet si Kosova ekziston. E artistët tanë kanë bërë atë që asnjë politikë nuk do mund ta bënte.

Qendra Kinematografike e Kosovës dje kumtoi lajmin me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, se filmi “Exil” nga Visar Morina pati premierën në Sundance Festival.

Image may contain: one or more people, sky and indoor

“Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina pati premierë të jashtëzakonshme dhe u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në Sundance, fesivalin më të madh të filmave të pavarur në SHBA. Ky është një moment historik për filmin dhe kinematografinë kosovare.” – fillon postimi.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Po ta shikosh në përgjithësi, unë jam vetë i huaj dhe edhe pse kam shtetësi gjermane; dhe nuk ndodh në asnjë mënyrë që të jesh i huaj në Evropë e të mos kesh ndonjëherë mendime si të Xhaferit” thotë regjisori, i cili u arratis në Gjermani me familjen e tij kur ishte 15 vjeç gjatë sundimit të terrorit në Kosovë në kohën e Slobodan Miloshevicit. “Disa nga detajet e filmit vijnë nga përvoja ime dhe e familjes sime.”

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

“Exil”-i poashtu sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Filmi “Exil” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

 

Artikuj të ngjashëm