Filmi “Falco” do të shfaqet edhe në Prishtinë

By

Pas premierës së parë të filmit ‘Falco’ të mbajtur në Tiranë në 20 nëntor, rrugëtimi i tij do të vazhdojë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku së bashku me këngëtaren   e dashur të publikut shqiptar, Bleona Qereti e cila është në rol protagonist do të prezantojnë për të gjithë dashamirësit e tyre, filmin i cili pasqyron pjesë nga realiteti shqiptar – por sigurisht I kthyer ne humor.

Krah Kallakut dhe Bleonës nuk do të mungojnë edhe aktorët e tjerë së bashku me stafin, i cili ka punuar për muaj të tërë për të sjellë një realizim si ai i ‘Falco’.

Ky produksion është pritur mjaft mirë në kinematë e Tiranës, teksa pritet që po i njëjti sukses ta shoqërojë edhe në Kosovë.

Pjesë e kastit të aktorëve të ‘Falco’ u bënë edhe personazhe të tjerë mjaft të njohur nga ‘shoëbiz-i’ shqiptar si Arben Derhemi, Olti Curri, Olsi Bylyku etj.

Artikuj të ngjashëm