Filmat më të mirë që duhet t’i shihni për festat e fundvitit

By

Sezoni i festave është mbi ne, që do të thotë se është koha të veshim diçka të rehatshme, të mblidhemi me më të dashurit tanë për të shijuar disa nga klasikët e festave të fundvitit.

Filmat e mëposhtëm janë disa nga filmat klasikë që nëse nuk i keni parë tashmë duhet t’i shihni patjetër:

Home Alone (1990)

Macaulay Culkin e gjen veten papritur të vetëm, kur familja e tij gabimisht fluturon në Paris pa të.

 

Love Actually (2003)

Nëntë histori të ndërthurura shqyrtojnë ndërlikimet e një emocioni që na lidh të gjithëve: dashurinë.

 

Elf (2003)

Buddy (Will Ferrell) u transportua aksidentalisht në Polin e Veriut si një foshnjë dhe u rrit në moshën madhore midis elfëve të Santa. Në pamundësi për të larguar ndjenjën se nuk përshtatet, Buddy i rritur udhëton për në New York, me uniformë të plotë të elfit, në kërkim të babait të tij të vërtetë.

Carol (2015)

Therese Belivet (Rooney Mara) sheh bukuroshen  elegante Carol (Cate Blanchett) në një dyqan të Manhattan të viteve 1950. Të dy gratë zhvillojnë një lidhje të shpejtë që bëhet një dashuri me pasoja të ndërlikuara.

 

Tangerine (2015)

Pasi dëgjoi që i dashuri i saj e mashtroi atë gjatë kohës që ishte në burg, një prostitutë dhe shoqja e saj më e mirë u nisën për ta gjetur atë dhe për t’i mësuar atij dhe dashnores së tij të re një mësim.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm