Fillon gara për cover-in më të mirë organizuar nga Komuna e Prishtinës

By

Komuna e Prishtinës ka filluar të organizojë gara të ndryshme në këtë kohë pandemie.

Pas fituesit për barcoletën më të mirë, ka nisur gara për cover-in më të mirë.

Fituesi do të shpërblehet me një këngë të punuar nga producenti i njohur Mixey dhe një videoklip nga ekipa e ONIMA.

Të drejtat e këngës së re do t’i takojnë Mixey Music dhe Onima.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti I cili ka shkruar: “Pasi fituesi i vicit/fores/barcoletës më të mirë e hongër dje iftarin e shtruar nga komuna 🙂 (ju past bo mirë), fillojmë me garën tjetër”.

Ndiqni rregullat më poshtë dhe le të fillojë gara…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm