Fifi publikoi disa fotografi në Instagram dhe Adisi ‘shpërtheu me xhelozi’

By

Një nga çiftet qe është vënë në fokus të fansave është Fifi dhe Adis Patushi.

Çifti konfirmoi lidhjen e tyre shumë shpejt pasi Fifi përfundoi udhëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme “Big Brother VIP”.

Që atëherë dyshja po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale me postime të shumta.

Mirëpo, së fundmi ata të dy bënë një lojë të vogël në Instagram dhe fansat e adhuruan shkëmbimin e tyre të komenteve në një postim të Fifit.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shkruan: “A thua bëhet xheloz?”. Po në këtë postim ai ka reaguar me shaka duke treguar kinse xhelozi dhe shkruan, “Hiqe këtë postim”.

Më pas Fifi ia kthen me shpërfillje, “Pse?”, dhe Adisi i përgjigjet, “Hiqe kaq po të them. Apo s’je edhe me të verdha!”.

Më poshtë mund të shihni të plotë shkëmbimin e tyre të komenteve në mënyrë shumë lozonjare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm