Fifi foli për Xhuljon duke na bërë sërish “lëmsh” (FOTO)

By

Disa javë më parë, e ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova, Fifi dha përgjigje evazive kur u pyet sa i përket të shumëpërfolurit, Xhuljo Tabaku.

Ajo as nuk e pohoi e me njëfarë formë as nuk e mohoi lidhjen me të ndonëse mediat shkruajnë për këtë gjë për muaj të tërë.

Xhuljos ajo i është rikthyer sërish në një sesion me pyetje-përgjigje në Instagram.

E pyetur nga fansat, ka shprehur konsideratën më të lartë për të.

Ndërkaq, në një tjetër pyetje, ajo ka deklaruar se nuk është në lidhje duke na bërë sërish kokën “lëmsh” për të vërtetën në raportin e saj dhe Xhuljos. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm