Fifi dhe Adisi i japin fund lidhjes? Kjo është e vërteta

By

Ishte një postim i Fifit në llogarinë e saj në Instagram ajo që coi në aludimet se ka ‘telashe në parajsë’.

“Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston”, shkruhej në postimin e saj që shumë shpejt u interpretua si ndarje nga Adis Patushi.

Pasi lajmi i rrejshëm për ndarje mori hov, artistja edhe njëherë reagoi në rrjete sociale.

Fillimisht ajo publikoi një fotografi të Adisit dhe më tej duke deklaruar se lajmi për ndarje është ‘Fake News’.

Më tej me një tjetër postim ajo publikoi një shkrim të gjatë ku kërkonte qetësi dhe privatësi dhe se të gjitha fjalët që shkruhen për të po prekin atë dhe njerëzit përreth saj.

Shihni më poshtë reagimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm