Festë në shtëpinë e Celine Dion

By

Të martën, këngëtarja 53-vjeçare e “My Heart Will Go On” festoi ditëlindjen e 21-të të djalit të saj Rene-Charles me një mesazh të përzemërt.

“René-Charles, 21 vjet ME ëndrra tashmë kanë kaluar. Ne të dhamë jetë… Faleminderit shumë që na dhe dhuratën e mrekullueshme për t’u bërë prindërit e tu. Që nga ajo ditë, unë kam lulëzuar teksa të shikoja duke u rritur”, shkroi Celine në Instagram së bashku me një foto të saj, bashkëshortit të ndjerë Rene Angelil dhe Rene-Charles në spital menjëherë pas lindjes së tij.

“Inteligjenca, bujaria, guximi yt dhe ndjeshmëria e madhe nuk pushojnë së më prekuri. Ne të udhëzuam nga ëndrrat tona, duke të mbajtur për dore”, vazhdoi Celine. “Vazhdo të eksplorosh dhe mbi të gjitha, dëgjoje zemrën tënde duke e ditur se je gjithmonë i shoqëruar nga dashuria jonë, në mënyrë që tani ëndrrat e tua të mund të realizohen. Gëzuar ditëlindjen René-Charles! Argëtohu dashura ime… Të adhurojmë! T.V.E.C. – Babi, Mami, Nelson dhe Edi xx…”

Së bashku me Rene-Charles, Celine dhe Rene janë gjithashtu prindër të djemve binjakë 11-vjeçarë, Eddy dhe Nelson.

Bahskëshorti i këngëtares, Rene, u nda nga jeta më 14 janar 2016 në moshën 73-vjeçare pas një beteje me kancerin në fyt.

Artikuj të ngjashëm