Festa e ditëlindjes së reperit të famshëm ndërpritet nga policia

By

Policia e Los Anxhelosit ndërhyri në orët e para të mëngjesit për të ndaluar një festë me mbi 500 të ftuar që nga sa raportohet ishte organizuar nga reperi i njohur Chris Brown.

Artisti kontrovers, i cili në të shkuarën ka pasur probleme të tjera me ligjin, kishte 32-vjetorin e lindjes të mërkurën dhe për këtë arsye kishte vendosur ta “digjte” natën me miqtë e tij.

Sipas TMZ, departamenti i policisë së Los Anxhelos mori dhjetëra telefonata për grumbullimin e qindra makinave në San Fernando Valley, që sipas tyre kishin shkelur rregullat anti-Covid. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm