“FERO” – Tatuazhi më i ri i Feros në këtë pjesë të trupit (FOTO)

By

Ky vit ka sjellur ndryshime të mëdha në karrierën e reperit Feronit Shabani – Fero.

Së pari përfundimi i kontratës në ‘On Records’ ku pastaj edhe u  deklarua si artist i pavarur.

Pastaj ai u largua për në Gjermani, ku pas një kohe dha lajmin se ishte shpërngulur në Berlin.  Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa shpesh nuk heziton të ndaj momente të ndryshme nga jeta e tij personale me fansat.

Ai ka vendosur dje që numrit të madh të tatuazheve që ka në trup, t’ia shtoj edhe një të ri, atë të emrit të tij artistik Fero të cilin ka vendosur ta bëjë në qafë.

Edhe pse duket si një proces që shkakton dhimbje të mëdha nuk mund të mohojmë që rrezulltati final paska dalë shumë bukur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm