Fero anulon albumin, nuk do të ketë më këngë shqip nga ai?

By

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Fero dha një lajm të ri.

Për disa kohë ai po punon në albumin e tij të ri, mirëpo njoftoi se ky i njëjti është anuluar.

Fero ka treguar se kënga e tij ”Bella” e cila ende nuk është publikuar, është e fundit që është krijuar në gjuhën shqipe. Një paralajmërim i tillë është bërë edhe më parë, duke u shprehur se do këndojë vetëm në gjermanisht.

Por, reperi kishte vazhduar me publikimin e këngëve në gjuhën shqipe.

”Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe, shihemi – nimi të gjithë”, ka shkruar Fero. /prive.al

Artikuj të ngjashëm