Një nga futbollistët më të famshëm në Kosovë i ka dhënë fund beqarisë duke i propozuar të dashurës.
Bëhet fjalë për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj i cili u fejua me Dorina Podrimja.
“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krahë imazhit teksa tregonte unazën në gishtin e të fejuarës së tij.
Kujtojmë se Florenti ishte i rezervuar goxha shumë në këtë aspekt, ndaj data e fejesës tregon hapin e madh në jetën private të futbollistit. /Prive.al