Fansat ngacmojnë reperin e famshëm për ish të dashurën e tij shqiptare

By

Në korrik të vitit të kaluar, një këngë e reperit Dave, fitues i çmimit prestigjioz “Mercury” bëri bujë. “We’re All Alone In This Together”, ishte kënga ku ai rrëfen se kishte rënë në dashuri me një vajzë shqiptare por që familja e saj nuk i la të ishin bashkë.

“Rashë në dashuri me një shqiptare, e di është çmenduri/ Nuk jemi bashkë sepse familja e saj nuk na la”, është pjesë e repturës së Dave, dhe asokohe fansat aludonin se vajza e kishte emrin Besmira.



Që nga publikimi i këngës që ishte pjesë e albumit të tij të dytë, muaj kanë kaluar dhe reperi së fundmi ka mbajtur koncerte në Britani.

Disa nga fanset e tij që janë shqiptare e ngacmuan reperin duke shkruar në telefon, “Dëshiron të biesh në dashuri me një tjetër shqiptare?”.

Në mesin e turmës, reperit që është në skenë ia kap syrin shkrimi dhe ai reagon me një buzëqeshje.

Shihni më poshtë videon që është bërë virale në TikTok. /Prive.al

@badgyalbribriii His reaction to our sign😩 #dave #nyc ♬ Clash – Dave & Stormzy

Artikuj të ngjashëm