Kënga “Dumlla dumlla” e publikuar ditë më parë nga Dystnict dhe Dafina Zeqiri, bëri që kjo e fundit të kritikohet me të madhe.
Fansat drejtuan akuzat drejt Dafinës duke e kritikuar atë se po sjellë këngë që i takojnë zhanrit tallava.
E lidhur me këtë tanimë ka reaguar edhe vet Dafina.
“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm t’rrej nëse thom që kur e ni një kong komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, shkroi ajo.
“Sepse mundem dhe do ta bëj”, përfundoi Dafina.