Fansa të çmendur: Dikush bëri tatuazh emrin e Dua Lipës
Ndër gjërat më të çmendura që mund të bëjë një fans për idolin e tij, është ta stampojë përjetësisht emrin e idhullit në trupin e vet përmes një tatuazhi.
Kemi parë plot herë tatuazhe të fytyrave të njohura botërore në trupat e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kanë ata për zemër.
E tani i erdhi radha edhe Dua Lipës që ta ketë emrin e saj të bërë tatuazh te dikush.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video, ku një fans i saji zbulon se si e ka shkruar emrin “DUA” në shputën e këmbës së tij.
Djaloshi që ka bërë tatuazh emrin e Duas, është Julian Rupert me të cilin më pas këngëtarja ka publikuiar edhe një fotografi në profilin e saj në Instagram i cili duket që është edhe mik i këngëtares, ngase në proflin e tij në Instagram, ka plot fotografi me të. /Prive.al