Fans i cilës këngëtare shqiptare është Ledri Vula? (FOTO)

By

Mes artistësh pa dyshim që janë të shprehura dukuri të ndryshme, ajo e xhelozisë, inatit dhe shumë të tjera.

Kjo për faktin që konkurrenca i shtynë ata të mos jenë edhe aq bashkëpunues mes vete duke tentuar secili të mbajë primatin sa i përket sukseseve dhe famës së tyre.

Por ja që mes artistëve tanë ka edhe të atillë që nuk hezitojnë të mbështesin dhe qëndrojnë krah njëri-tjetrit.

Janë Nora Istrefi dhe Ledri Vula ata që kanë ndarë një foto bashkë në rrjete sociale gjatë një udhëtimi.

Nora ka qenë ajo që nuk ka hezituar ta ndajë imazhin me ndjekësit e saj duke i bashkangjitur edhe një tekst mjaft qesharak “Me fansin tem Bedri Vulën” shkruan Nora duke iu referuar reperit Ledri Vula./PRIVE.AL/

13246131_10201538973072012_1056739972_n

Artikuj të ngjashëm