Programi i talenteve ‘The Voice Kids’ po i afrohet fundit.
Mbrëmjen e sotme zhvillohet gjysëm-finalja, duke e bërë më emocionuese garën që mbaron të Premten e ardhshme.
E një prej favoriteve, është nga Kosova.
Fjala është për Erzën, vajzën nga Prishtina, në skuadrën e Miriamit, të cilës sonte i duhet mbështetja e publikut përmes televotimit.
Me komente pozitive, e cilësuar si një prej favoriteve, talentja nga Kosova sonte ka sfidën e radhës në të cilën i urojmë suksese. /Prive.al