ERMALI SJELL ‘FALMA ZEMRËN’

By

Pas dy bashkëpunimeve me Ledri Vulën dhe Lumin e KAOS të cilat rezultuan shumë të sukseshme, Ermal Fejzullahu ka publikuar sot këngën e tij të rradhës solo.

Ky krijim muzikor është shkruar nga Lumi B, muzikën e ka bërë Big Bang kurse për klipin është përkujdesur FAB3 Production. Në këtë projekt është përfshirë edhe Jehona Sopi në rolin e drejtoreshës artistike.

Ermali në muajin Maj të këtij viti doli fitues për herë të parë në një festival, ku bashkë me dy kolegët e trios ‘Shko’ triumfoi në edicionin e 12-të të Top Fest. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm