“Erdha nga asgjë”, Mozzik kujton fëmijërinë e tij modeste me foto të vjetra

By

Për një kohë tejet të shkurtër, ai u bë ndër reperët më të famshëm shqiptarë. Mozzik, ka një databazë të gjerë fansash me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, gjë që e bën atë edhe njërin ndër artistët më të ndjekur shqiptar.

Që nga fillimi i karrierës ai ka qenë pjesë e grupit “On Records”, nga i cili kanë realizuar hite të shumta, duke lajmëruar kështu më vonë edhe themelimin e label-it të tij, 2€ Music që simbolizon më së miri startimin e suksesit të tij.

Një djalë nga një lagje modeste e qytetit të Ferizaj, tani një yll hitet e të cilit kanë humbur edhe numërimin.

Në instagram ai postoi një foto më prindërit e tij, ku Mozzik është veçse një djalosh ku shkruan:

“Gjatë vitit 1997 në Gjermani në stacionin e trenit me dy prindërit e mi. Erdha nga asgjë.”

Artikuj të ngjashëm