Era Istrefi pak kohë pasi nënshkroi me Sony Music, po i vazhdon koncertet për publikun shqiptar.
Ajo nuk po ndalet së performuari në Europë për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e saj.
E në vendtakimet kryesore për estradën – aeroportet dhe avionët ajo ka kaluar kohë me kryetarin e një partie politike.
Bëhet fjalë për Visar Arifajn e Partisë së Fortë që ka udhëtuar në po të njejtën linjë ajrore dhe afër Erës.
‘Le të shkrepim një selfie’ – ka thënë këngëtarja si përshkrim në imazhin e postuar në Instagram. /Prive.al/