Era Istrefi me një tjetër mirënjohje të rëndësishme

By

Për kengëtaren Era Istrefi ky vit ka qenë i mbushur me suksese të një pasnjëshme, si nënshkrimi  kontratës  me ‘Sony Ultra’, me koncerte në disa vende të botës dhe si imazh në disa kompani prestigjioze.

Ashtu siç e  filloi, në të njëjtën mënyrë po e përmbbyll këtë vit pasi që ditë më parë ajo ka marrë një mirënjohje nga kryetari I komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mirënjohja i’u shpërnda Era Istrefit për përfaqësimin e Prishtinës nëpër botë.

Këngëtarja është shprehur shumë e lumtur dhe përveq fjalëve falenderuese ndaj Ahmetit, ka pasur dhe një mesazh për të gjithë ata që po e pyesin se kur do të vij projekti i ri duke deklaruar se e kanë lodhur pyetjet e vazhdueshme për këngën pas ‘Bonbon’. /Prive.al

blerim-gjoci

Artikuj të ngjashëm